Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të huajt pëlqejnë Shkodrën/ Turistë nga shumë vende vizitojnë qytetin e traditave

schedule16:06 - 13 Gusht, 2025

schedule 16:06 - 13 Gusht, 2025

Gushti  ka shtuar numrin e turistëve në Shkodër.  Kjo reflektohet nga të dhënat e  agjencive turistike, hoteleve e   muzeve.

Natyra,  kultura,  historia dhe mikëpritja janë ato që I tërheqin më tepër të huajt që e vizitojnë.

“Shkodra ka histori dhe kulturë shumë të këndshme.Të gjithë janë shumë të ngrohtë.E shoh Shqipërinë si një vend shumë të dashur, të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Është shumë këndshëm të vish këtu”.

“Po, është hera jonë e parë në Shqipëri dhe në Shkodër.Tani të vizitosh Shqipërinë është shumë trend, shumë popullore.Gjithashtu kemi pjesëtarë familjeje që jetojnë në Tiranë.”

“Jam nga Franca.Shqipëria është ende një vend jo shumë i njohur nga turistët, kështu që erdhëm ta zbulojmë.Jemi këtu prej dy ditësh dhe është mirë.Na pëlqejnë rrugët, liqeni.  Më pas do të shkojmë të shikojmë kalanë”.

Të afërmit jua kanë sygjeruar  atyre ndërsa ata vetë thotë se do tjua rekomandojnë miqve.

“Jam nga Zelanda e Re.Jam këtu prej disa javësh, rreth një muaji, por është hera e parë që vij.Kam ardhur për të bërë hiking nga Valbona në Theth.E zgjodha sepse një shoqe është zhvendosur nga Zelanda e Re këtu dhe më tha se është shumë këndshëm.Po, ka alternativa të mira, është lirë, hiking i mirë dhe shumë shëtitje.”

“Jam nga Australia.Më pëlqen Shqipëria shumë.Malet janë shumë të bukura, ushqimi shumë i mirë. E rekomandoj.”

Ndërsa  emigrantët shqiptarë që kthehen pas shumë vitesh në Shkodër  ndjejnë kënaqësi kur shohin ndryshimet pozitive në qytet.

Të huaj e vendas  thotë se  kushdo që vjen në Shqipëri të mos largohet pa shijuar plazhet, malet, liqene dhe trashgiminë kulturore të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!