Që prej ditës së djeshme, Gramshi është përfshirë nga zjarre masive të pandodhur më parë të cilat kanë shkrumbuar së paku 6 fshatra dhe vijojnë të kërcënojnë bindshëm edhe zona të tjera.
Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News nga fshati Skënderbeaj se situata është ende kritike pasi era po favorizon përhapjen e flakëve. Më tej, Sari tha se 6 fshatra janë të shkrumbuar përfshirë fshatin Shkëmbërdhenj dhe Bregas ku tokat dhe banesat janë totalisht të dëmtuara nga flakët.
Sakaq, flakët kërcënojnë bindshëm disa fshatra të tjerë si Harunaj, Bulcars, Grabovë e Poshtme. Së paku, 32 banorë janë evakuuar në qytetin e Gramshit ndërkohë që banorët e tjerë që kanë lënë shtëpitë po ndihmojnë me sa munden edhe forcat e tjera që ndodhen në terren prej më shumë se 24 orësh.
Ndërkohë, nga ana e autoriteteve vendore bëhet me dije se janë siguruar së paku 120 shtretër nga bizneset dhe konviktet për banorët.
Krahas Gramshit, situate disi më e normalizuar paraqitet në Delvinë pas një nate ferri me qindra hektarë tokë të djegur dhe me flakët që kërcënuan bindshëm qytetin, por janë vënë në kontroll. / abcnews.al /



