Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta kërkon lirimin nga qelia/ Seanca më 13 gusht, vendimi nga gjyqtari Erjon Çela

schedule11:06 - 11 Gusht, 2025

schedule 11:06 - 11 Gusht, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë më 13 gusht seancën për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela, i cili do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga avokatët mbrojtës të Metës.

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, në kuadër të një hetimi të SPAK për çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza të cilat Meta i ka mohuar me forcë, duke i cilësuar “të motivuara politikisht”.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!