Prokuoria e Posaçme SPAK, ka goditur një Organizatë Kriminale të përbërë nga 16 persona që ka trafikuar disa ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Bashkimit Europian.
Sipas SPAK, nga 16 në total, janë ekzekutuar 9 masa sigurie, prej të cilëve 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”. Ndërsa një prej të hetuarve Franc Çopja, gjendet aktualisht i arrestuar në Belgjikë, dhe konsiderohet nga SPAK si drejtues i organizatës. Ndërkohë po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë.
Në bashkëpunim me autoritetet e huaja, SPAK, thotë se këtij grupi kriminal I janë sekuestruar të paktën 17 ton kokainë, ndërsa në total grupi I drejtuar nga Franc Copja, ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguaj për në Gjermani dhe Belgjikë.
Masë sigurie “arrest me burg” si pjes të këtij grupi kriminal SPAK I ka komunikuar edhe Ervis Çeles i arrestuar me hërët për një tjetër vepër penale.
Grupi në fjalë është goditur pas zbërthimit të bisedave në Sky Ecc. Në këto komunikime SPAK thotë se Ervis Çela ishte vendosur në Paraguaj ku kryente të gjithë organizimin e trafikut të kokainës. Lënda narkotike fshihej në kuti sapuni, bombola boje dhe material ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma”.
Hetimi zbuluan edhe mënyrën se si silleshin partë në SHqipëri. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Mes të tjerash SPAK thotë këtij grupi kriminal që drjetohej nga Franc Copja dhe Ervis Çela I janë sekuestruar 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim.
Resorte turistike:
“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:
Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:
Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:
Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Automjete:
Tre automjete.
Sekuestrime:
Mbi 111 800 Euro Cash;
4000 USD
880.000 Lekë

