Inflacioni ka nisur rritjen ndërsa parashikohet të arrijë në objektivin prej 3% të vendosur prej Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm.
INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit i cili ka shkuar në 2.5% nga 2.4% që ishte një muaj më parë. Ky rezulton se është një ndër nivelet më të larta të regjistruara brenda një viti. Kjo rritje e çmimeve lidhet veçanërisht me periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.
Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndjekur nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,4 %.
Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës ky nivel u la i pandryshuar./abcnews.al

