Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet “Pele i Palestinës”/ Suleiman Al-Obaid u qëllua teksa ishte në radhë për ushqim

schedule12:35 - 8 Gusht, 2025

schedule 12:35 - 8 Gusht, 2025

Lufta nuk fal askënd, ndërsa viktimë e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës është bërë edhe Suleiman Al-Obaid.

Një emër i panjohur për pjesën tjetër të botës, një tjetër jetë e humbur mes dhjtëra mijëra të tjerave, por jo për palestinezët.

Ai ishte futbollisti më i mirë në historinë e kombëtares, “Peleja” i tyre.

Al-Obaid ishte 41 vjeç dhe dy vite më parë ishte tërhequr nga futbolli.

Ai ishte në radhë për të marrë ushqim nga ndihmat humanitare, kur u qëllua nga ushtarët izraelitë, siç thotë Federata Palestineze e Futbollit në njoftimin për vdekjen e tij.

Ish kapiten i kombëtares së Palestinës, Al-Obaid numëron 24 ndeshje dhe dy gola me përfaqësuesen e vendit.

Po ashtu, në karrierën e prej më shumë se dy dekadash të zhvilluar të gjithën në Gaza, ai ka realizuar më shumë se 100 gola sipas statistikave të federatës lokale.

Vdekja tragjike e Suleiman Al-Obaid është shoqëruar me reagime të forta të yjeve të futbollit në rrjetet sociale. Një prej tyre është Eric Kantona, ish sulmuesi i famshëm francez.

Ndërkohë, sipas të dhënave të raportuara nga autoritet në vend dhe të publikuara në mediat ndërkombëtare nga sulmet izraelite në Palestinë kanë humbur jetën më shumë se 660 sportistë dhe njerëz të sportit, përfshirë këtu trajnerë dhe arbitra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!