Gjirokastra po zgjon gjithnjë e më tepër kureshtjen e të huajve. Vetëm gjatë korrikut qyteti i gurtë u vizitua nga më shumë se 50 mijë turistë. Risi këtë sezon është prania e anglezëve dhe holandezëve shumë prej të cilëve e vizitojnë për herë të parë.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Është fat që vendosem të vinim këtu. Ne kemi një libër me të gjitha shtetet e botës dhe Shqipëria renditet vendi i tretë në listën e librit. Pamë fotot e vendit tuaj dhe thamë; “Ky vend duket i bukur dhe duhet të shkojmë. Nuk është shumë larg nga Londra dhe jam e bindur që këtë vend do të dëshironin ta vizitonin të gjithë londinezet. Ky qytet është një magji e vërtetë. Kur të kthehemi do ti tregojmë miqve tanë se çfarë vendi mahnitës është ky, me peizazhe, ushqim fantastik, kulturë e histori të rralle”, ka thënë një turiste.
Arkitektura, kuzhina vendase dhe mikpritja ju kanë lënë mbresa.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri, ndërsa në Gjirokastër është nata e dytë që po qëndrojmë. Jam shume i gëzuar dhe i kënaqur. Po kalojmë shkëlqyer. Na pëlqejnë njerëzit, ushqimi, kultura dhe mbi te gjitha arkitektura e këtij qyteti. Së bashku me familjen kemi vizituar fillimisht veriun e më pas kemi zbritur në jug duke eksploruar të gjithë Shqipërinë”, është shprehur një tjetër turist.
“Jam nga Holanda. Ky është një vend shume i bukur dhe me njerëz tepër të sjellshëm. Mendoj se mund të mësojmë diçka prej tyre sepse ne nuk jemi aq miqësore me turistët në krahasim me shqiptarët, kurse këtu ndjesh mjaft i mirëpritur”, shprehet një tjetër turiste.
Nga janari në korrik qytetin e UNESCO-S e kanë vizituar me shumë se shumë se 150 mije turiste ose 35 % me shume krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti me parë. Edhe për këtë vit numri me i lartë i turistëve vjen nga Spanja dhe Italia.
/abcnews.al/

