Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Milinkovic, “timonieri i kuq”/ Trajneri serb prezantohet në stolin e Partizanit për këtë vit

schedule19:34 - 6 Gusht, 2025

schedule 19:34 - 6 Gusht, 2025

Shpreson ta ketë nisur me këmbën e mbarë.

Mladen Milinkoviç është trajneri I ri I Partizanit, I prezantuar nga klubi I kuq, pak javë para nisjes së sezonit.

Tekniku serb rikthehet në Shqipëri pas gati 8 viteve, pasi punoi tek Luftëtari e Kukësi, ndërsa vlerëson lart përvojën që ka pasur në vendin tonë.



“Ju thatë gjithçka. Unë kurrë nuk e kam fshehur që këtu nuk kam pasur asnjë problem. Jam pritur shumë mirë. Mendoj edhe se sjellja ime dhe puna ime janë vlerësuar mirë këtu. Pra nuk kam pasur asnjë problem. Raportet me njerëzit dhe me mediat kanë qenë mjaft korrekte. Siç thatë edhe ju, sporti nuk njeh kufinj, dhe kështu duhet të jetë. Ne gjithmonë jemi sportistë, dhe gjithmonë do të mbetemi të tillë. Le të jenë njerëz të tjerë që të krijojnë probleme, jo ne”.

Milinkoviç pati sukses të madh tek Luftëtari duke arritur vendin e katërt në Superligë në 2017.

“Po. Kam qenë tek Luftëtari. Keqardhja ime e madhe mbetet që nuk qendrova më gjatë tek Luftëtari. Në ato momente, klubi nuk pati para për të mbajtur lojtarët që kishte. Sa i takon Kukësit, u ndamë për disa arsye të tyre private, të cilat unë nuk dua t’i tregoj tani”.

A e ka të qartë Milinkoviç se çfarë përfaqëson Partizani në Shqipëri dhe se prej tij kërkohet titulli?

“Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, jam i ndërgjegjshëm se ku kam ardhur. E di se çfarë institucioni është ky klub. E di se cilat janë objektivat, dhe është nder e kënaqësi për mua, ashtu si edhe një përgjegjësi e madhe. Si trajner i Partizanit nuk mund të mendosh vetëm për veten, as vetëm për lojtarët e tu, por edhe për tifozët e shumtë që e mbështesin këtë skuadër. Siç e thashë, do të bëj gjithçka që ata të mbeten të kënaqur”.

Mladen Milinkoviç u përzgjodh nga Partizani në konkurrencë me italianin Moriero dhe kroatin Cvetkoviç, ndërsa kontrata e tij besohet se do të jetë 1-vjeçare me opcion për t’u rinovuar edhe një sezon tjetër. / abcnews.al / 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!