Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borxhi, niveli më i ulët në një dekadë/ Këtë vit ra në rreth 54 përqind, ndikon forcimi i lekut

schedule12:39 - 4 Gusht, 2025

schedule 12:39 - 4 Gusht, 2025

Borxhi publik ka vijuar të reduktohet gjatë vitit 2025. Sipas Ministrisë së Financave në fund të muajit qershor niveli i borxhit publik i matur ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto arriti në 54.02%, nga 54.21% që ishte në fund të vitit 2024.

Ministria e Financave raporton se kjo është vlera më e ulët e regjistruar e borxhit publik në 10 vite ndërsa  në 2014 rezultonte mbi 72%. Rënia e borxhit publik tregon për një politikë të kujdesshme fiskale, si dhe për një mirë menaxhim të portofolit në tërësi. Por në këtë situatë ka ndikuar pozitivisht edhe forcimi  lekut ndaj valutave të huaja.

Gjatë muajve të fundit euro por edhe dollari  po këmbehet në nivele mjaft të ulëta duke ndikuar në uljen e interesave për borxhin që Shqipëria ka në monedhë të huaj.

Nëse bëjmë një përkthim në vlerë të nivelit të borxhit publik në fund të qershorit përllogaritet në 14.1 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që ishte në mars të po këtij viti.

Objektivi kryesor i Ministrisë së Financave do të vijojë të jetë konsolidimi fiskal, mbajtja nën kontroll e shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave, me qëllim uljen e trajektores së borxhit publik.

Ndikim në uljen e nivelit të borxhit ka dhënë edhe performanca e mbledhjes së të ardhurave. Sipas të dhënave të ministrisë së financave për periudhën Janar – Qershor 2025 të ardhurat  arritën në rreth 366 miliardë lekë  dhe nëse e  krahasojmë  me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22.8 miliardë lekë më shumë ose 6.7 % më shumë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!