Skuadrat shqiptare kanë arritur një sukses të madh në kupat e Europës këtë të enjte. Dy prej tyre, Egnatia dhe Dinamo janë kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërsa Vllaznia u detyrua të luante kohët shtesë.
Kampionia e vendit ia doli ndaj një rivali me më shumë emër si Dinamo e Minskut nga Bjellorusia, madje duke i fituar të dyja ndeshjet.
Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë, ekipi shqiptar triumfoi 1-0 edhe në Rrogozhinë me golin e shënuar nga Selmani në minutën e 77-të. Blutë e kryeqytetit e patën më të vështirë, edhe pse kundërshtari i tyre ishte më modest, Atletik Eskaldes nga Andorra.
Në “Elbasan Arenë” dueli përfundoi në barazim 1-1, dhe skuadra shqiptare u kualifikua falë fitores 2-1 jashtë fushe. Sulmuesi Baton Zabërgja ishte autor I golit për ekipin e trajnerit Ilir Daja. Vllaznia eliminohet nga Liga e Konferencës pas humbjes 4-2 ne kohen shtesë.
/abcnews.al/

