Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK godet rrjetin kriminal/ Në bashkëpunim me autoritetet gjermane, 5 në pranga

schedule15:16 - 31 Korrik, 2025

schedule 15:16 - 31 Korrik, 2025

TIRANË– SPAK dhe autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion ndaj mashtrimeve me call center kundër një grupi që vepronte në Shqipëri, nga një qendër e paregjistruar.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me autoritete gjermane, prokurori i SPAK, Eneid Nakuçi theksoi se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie 2 te tjerë janë shpallur ne kërkim.

Grupi kriminal me baze ne Shqipëri mashtroi qindra persona në Gjermani.

“Është procedim i vitit 2024, fillimisht hetimi është regjistruar në  fund të vitit 2023 në gjermani. Ata fillimisht hiqeshin si oficer policie, duke ju premtuar se ishin duke hetuar për humbjet qe ata kishin here ne forex dhe kriptovalutat.  Pas gërshetimit të provave ne i kemi kërkuar gjykatës  5 masa arrest në burg, 3 arrest në shtëpi.

Oliver Hofsman, drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK, se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.

“Prej 18 muajsh operacioni, piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit.Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani”

Operacioni I përbashkët nga autoritete gjermane në bashkëpunim me SPAK ka zbuluar se se mashtrimet me call centera zhvilloheshin paralelisht edhe në disa shtete të tjera përveç Shqipërisë, si Bosnje, Serbi, Liban.

Grupi kriminal përdorte metoda të sofistikuara për të mashtruar, duke u prezantuar fillimisht si oficerë policie ose hetues financiarë, me pretendimin se po hetonin humbje të ndodhura në investime në Forex apo kriptovaluta.

Pasi fitonin besimin e viktimave, anëtarët e grupit i shtynin ata të kryenin pagesa të reja, duke i zhytur edhe më thellë në mashtrime. Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj qytetarëve gjermanë përllogaritet në rreth 365 mijë euro.

Përfaqësuesit gjerman vlerësuan bashkëpunimin me SPAK, me BKH dhe policinë e shtetit për finalizimin e operacionit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!