Gentian Muça mbante shiritin e kapitenit në derbin e sotëm. Rikthimi në derbi dhe me fitore është përjetuar mirë nga qendërmbrojtësi, i cili do të gëzojë vetëm triumfin. “Fitorja ishte më e bukura nga të gjitha, ta lëmë shiritin. Ato dy fitore të lënë në fund i shlyem dhe ia kthyem reston Partizanit”.
“Sot luajtëm me taktikën e zemrës. Vumë gjithçka në fushë. Mungesa e përqendrimit në ndeshjet e tjera na ka penalizuar. Kemi gabuar shumë në të shkuarën”, shtoi Mucca në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Para disa ditësh kemi folur me Bathën. I thashë, ishe kur ju mundëm me Gilberton. Jo më tha. Ai humbi derbin e parë, por fitoi këtë herë. Shpresojmë të jem ogur i mirë”, tha Muça, i cili në fund foli edhe për trajnerin e ri, duke lënë të kuptohet që do të jetë Ilir Daja.
“E respektoj klubin që nuk nxitohet. Egbo vetë nuk do të jetë trajner i parë. Nuk ka lidhje që ai ikën. Besoj se në janar është koha e duhur për trajnerin e ri. Nuk ka nevojë për shumë ndryshime, pasi ka shumë kohë. Duhen një që e njeh mirë këtë ambient. E thashë emrin, dikush që ka qenë më përpara. Edhe ju dukeni të qeshur, pas kësaj fitoreje të Tiranës”. /abcnews.al