VLORË- Dy të plagosurit e aksidentit tragjik të Borshit mesditën e kësaj të mërkure, janë nisur me helikopter për në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.
Sipas informacioneve, të plagosurit ndodhen në gjendje stabël aktualisht.
Një furgon u përplas me një automjet dhe për pasojë humbën jetën dy persona, një çift bashkëshortësh.
Grupi hetimor ka mbledhur provat për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al



