Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, pushime plot aventura”/ Independent: Nga majat e maleve tek deti i kristaltë

schedule10:17 - 30 Korrik, 2025

schedule 10:17 - 30 Korrik, 2025

Nëse po kërkoni një vend për pushime me buxhet të përballueshëm dhe plot Aventura, Shqipëria është një prej tyre. Rekomandimin për vendin si ndër pesë destinacionet më të mira nga Spanja në Shqipëri për këtë vit e jep e përditshmja britanike the Independent.

Sipas artikullit të shkruar nga Sarah Marshall, britanikët në vend të destinacioneve mjaft të populluara, do të donin të vizitonin destinacione të reja e në zhvillim, që nuk rëndojnë as buxhetet e tyre.

I tillë është edhe vendi ynë që ka shumë për të ofruar për turistët e huaj. Një alternativë ideale pa bërë kompromis me diellin apo cilësinë e përvojave.



“Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke shikuar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltër të shndritshëm, Shqipëria ka një ngjashmëri të madhe më fqinjin e saj elegant përtej detit Adriatik.Por krahasuar me Italinë , plazhet janë më të qeta, vendet e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira”, shkruan ndër të tjera The Independent.

Operatorët turistikë ofrojnë udhëtime në të gjithë vendin, ku vizitorët sipas medias britanike mund të mësojnë rreth të kaluarës përmes arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit, Tiranës.

Mund të ecni në shtigjet që të çojnë në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe të relaksohuni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare, vijon përshkrimi teksa nënvizohet se vendi mund të aksesohet lehtësisht nga britanikët përmes linjave ajrore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!