E tregon Avokatja e Popullit: Sa vite do duhen për të parë rezultatet e Reformës në Drejtësi

schedule21:46 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 21:46 - 13 Dhjetor, 2019

Për Avokaten e Popullit Erinda Ballanca rezultatet e para të Reformës në Drejtësi do të jenë të prekshme pas 7-8 vitesh.

E ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, Ballanca u shpreh se  aktualisht jemi më keq se para se të implementohej Reforma në Drejtësi.

Në momentin e parë refoma ishte e kërkuar dhe e shumë pritur nga populli shqiptar por edhe nga profesionistët. Në momentin që është kërkuar reforma unë nuk kam qenë në këtë pozicion, por realisht kisha kërkesën se duhet të kishte një ndryshim në sistemin e drejtësisë. Në momentin që u miratua refoma të gjithë mendonin do të kishte një periudhë që do të duhej të tundej dhe shkundej mirë nga rrënjët për të liruar një sistem të ri drejtësie, ajo që ne prisnin, gjyqtarë të pakorruptuar, të zotë.

Unë mendoj se ne jemi shumë afër të mospasjes fare të një sistemi të drejtësisë dhe ky është një shqetësim shumë i madh në gjykimin tim. Ne kemi një sistem që është në mos themi paralizuar ende pas tre vitesh që është miratuar paketa e ndryshimeve. Ne rezultojmë të jemi më keq se kemi qënë para se kjo reformë të implementohej. Ndoshta mendoj unë pas 7 apo 8 vitesh ne do arrijmë në ato rezultatet e para.

Një nga problematikat thelbësore është që duhet së pari të kemi afate më të shkurtra gjykimi. Ne për 7-8 vite nuk do kemi mundësi të mbushim vendet në sistemin e drejtësisë që mbetën bosh për shkak të largimit të gjyqtarëve”, u shpreh ajo.

Më tej Ballanca u ndal edhe tek ngritja e Gjyaktës Kushtetuese, për të cilën tha se ndonëse janë emaruar disa anëtarë, do të duhen afërsisht 10 muaj për të pasur të plotë Kushtetuesen.

Për sa  i përket Gjykatës Kushtetues unë ju kam thënë se pritshmëritë  ishin entuziaste, ne ende sot nuk kemi një Gjykatë Kushtetuse funksionale, kemi disa anëtarë, por për të pasur gjykatën e plotë do të na duhet minimalisht edhe 10 muaj të tjerë”, u shpreh Avokatja e Popullit .

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!