Duket se ka lindur një tjetër yll.
Atletika jeton me vendosjen e rekordeve të reja, dhe ja ku erdhi një I tillë në garën më klasike të saj.
Japonezi Sorato Shimizu theu rekordin botëror për moshën deri 18 vjeç, në finalen e kampionatit të shkollave të mesme të vendit të tij, mbajtur në Jokohama.
Shimizu është vetëm 16 vjeç dhe dha kohën 10:00 në 100 metra duke thyer rekordin botëror U18 me 6 të qindat.
Po ashtu, ai theu edhe rekordin japonez të shkollave të mesme me një të qindën, dhe barazoi kohën më të shpejtë të një sprintieri të Japonisë në këtë distancë.
Natyrisht, rekordi botëror I mbajtur nga Usain Bolt është ende tepër larg, me 9”58, por çfarë mund të bëjë pas disa vjetësh një kampion që sot është 16 vjeç dhe që vrapon 100 metrat në 10 sekonda?
Shimizu pati objektiv që të arrinte një kohë nën 10 sekonda, ndonëse këtë herë nuk ia doli.
Pra, ambiciet e japonezit janë të mëdha, ashtu si dhe besimi në forcat e veta.
Ai është vetëm 5 të qindat larg rekordit japonez për të rritur vendosur katër vjet më parë, e ndoshta do t’ia dalë mbanë ende në moshën e adoleshencës.


