Farsës elektorale i erdhi fundi.
Pas afro tre muajsh zvarritje, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë të hënën mandatet edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin, duke vulosur kështu edhe rezultatin e 11 majit.
Në përfundim të gjithë këtij procesi, I cili përfshiu të gjitha hallkat ligjore, nga kontestimi ne Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, rinumerimi por edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi paditë e Partisë Demokratike për Pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve, Sali Berisha i mori me vete në farsen e tij pretendimet për parregullsi por edhe trenat bullgare në Peqin dhe Gramsh.
Kërkoi rinumerim por rinumerimi faktoi se me shumë vota të padrejta në kutitë e votimit kishin shtuar komisioneret e tij. Në Durrës, ku pati rinumerim te pjesshem, demokratve iu gjetën 18 vota të pamerituara në kuti ndersa socialistëve pesë.
As rinumerimi nuk e justifikoi disfatën madhështore Gazmend Bardhit në Fier. Në këtë qark, komisioneret i kishin dhënë PD 147 vota të pamerituara ndersa I kishin hequr PS 30 vota. Nga rinumerimi e vetmja fitore e demokratëvë mund të ishte mandati I Zegjine Caushit, por kolegia e saj Maldrita Bardho depozitoi në KQZ doreheqjen, ndaj të hënën Celibashi, pritet tja japë mandatin kandidatës nga Roskoveci.
Në parlamentin e ri, qarku i Fierit do të përfaqësohet nga 12 deputete që vijnë nga rradhet e socialisteve dhe 4 nga demokratët. Në Durrës, KQZ do të vulosë 8 mandate për socialistët dhe 6 për demokratët, ndërsa në Elbasan 10 mandate për socialistët dhe 4 per demokratet.
Në total në 11 maj, Partia Socialisti mori mbështetjen e mbi 800 mijë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar 83 karrige në parlamentin e ri. Ky rezultat I jep mundësinë, Edi Ramës, dhe shumicës parlamentare të cojë përpara ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ndryshime kushtetuese, pa patur nevoje të bëjë negociata me Sali Berishën, të cilët në këto zgjedhje nuk morën më shumë se 50 mandate, bashkë me aleatet. / abcnews.al



