Telushi: Tradita pozitive e Partizanit në derbi vazhdon, uroj të shënojë Bitri

schedule18:33 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 18:33 - 13 Dhjetor, 2019

Bruno Telushi, mesfushori i Partizanit, mungon në derbin e sotëm. Mesfushori i të kuqve u shfaq krah gazetarit të ABC News dhe foli para derbit me Tiranën. Sigurisht që Telushi do të donte të ishte në fushë dhe të jepte kontributin e tij.

“Të them të drejtën më mungon shumë, duke parë atmosferën dhe rëndësinë e ndeshjes. Shpresoj që edhe në vazhdim të zhvillohen ndeshje të tilla. Mungesa është goxha e madhe, shpresoj që lojtarët që do të luajnë në atë pozicion ta mbulojnë dhe të japin maksimumin, duke e ndihmuar ekipin. Mungon edhe Broja, me të cilin po luanim bashkë”.

“Kemi ndryshuar shpesh herë skemën, herë me dy, herë me tre. Sot, për pjesën e lartësisë që ka Tirana, e kemi zgjidhur mirë. Bitri është i mirë në ajër dhe e bën mirë atë pjesë”.

“Nuk është se i trembem Tiranës, thjesht kërkoj që Partizani të japë maksimumin dhe çdo gjë do të shkojë mirë. Kam shumë besim se do vazhdohet tradita pozitive, duke e njohur karakterin e djemve. Besoj se do ia dalim dhe të mos thyhemi”.

“Me pikë jemi aty-aty me pikët e tjera. Mund të ringrihemi te pikët. E rëndësishme është që të mos mundemi. Nuk dua të them një emër se kush të shënojë. Le të shënojë kush të ketë mundësi. Të bëhet lojë grupi dhe të fitojmë. Shpresoj të shënojë Bitri në ndonjë korne ose faull. Është shumë i fortë dhe do doja t’i jepte fitoren ekipit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!