Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Vdes fëmija 7 vjeçar, plagosen katër të tjerë

schedule15:46 - 26 Korrik, 2025

schedule 15:46 - 26 Korrik, 2025

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.

Përplasja fatale ka shkaktuar vdekjen e një 7 vjeçari, fëmija i ciftit që banon në fshatin Kalivaç në Bashkinë Memaliaj. Po ashtu, të dëmtuar lehtë ka mbetur cifti shqiptar si dhe dy shtetasit e huaj.



‘Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).

Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!