Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pastrimi i hapësirave publike/ Rama: Bizneset, vlerë e shtuar por pa shkelur të drejtën e popullit për të lëvizur lirisht

schedule15:03 - 26 Korrik, 2025

schedule 15:03 - 26 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërisht ndaj zaptimit të hapësirave publike nga një numër i vogël subjektesh private, duke theksuar se qeveria është e vendosur të rikthejë në duart e komunitetit çdo lulishte apo trotuar të uzurpuar padrejtësisht.

Rama u shpreh se çdo hapësirë publike e zaptuar do t’i kthehet komunitetit, ndërsa theksoi se bizneset janë të mirëpritura vetëm nëse nuk cenojnë të drejtën kolektive për liri dhe akses në hapësirat e përbashkëta.

“3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë:



Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!

Edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!