Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Delvinë/ Digjen disa shtëpi dhe Kisha në fshatin Senicë, dy helikopterë në përpjekje për shuarjen e flakëve

schedule17:57 - 25 Korrik, 2025

schedule 17:57 - 25 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Senicë ne Delvine, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas burimeve nga terreni, flakët kanë djegur disa banesa, ndërsa fatkeqësisht është përfshirë nga zjarri edhe Kisha e Shën Dhimitrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar. Autoritetet lokale kanë reaguar menjëherë dhe aktualisht në vendngjarje janë angazhuar dy helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, të cilat për shkak të erës dhe temperaturave të larta janë përhapur me shpejtësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!