Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fitojnë skuadrat shqiptare/ Egnatia, Vllaznia e Dinamo, suksese në Ligën e Konferencës

schedule12:19 - 25 Korrik, 2025

schedule 12:19 - 25 Korrik, 2025

I kemi kritikuar shumë, kur e kanë merituar.

Gjithsesi, këtë herë skuadrat shqiptare duhet të marrin vetëm lavdërime pasi arritën tri fitore në tri ndeshje në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ndoshta, është një rekord për ekipet e Superligës sonë në kupat kontinentale.



Egnatia, kampionia e vendit, arriti një fitore bindëse dhe imponuese ndaj një rivali me shumë më tepër emër, si Dinamo e Minskut.

Kampionia e Bjellorusisë u dorëzua plotësisht në stadiumin asnjanës të qytetit Mezokoveshd të Hungarisë, duke u mundur 2-0.

Eliminimi I rëndë nga islandezët e Breidablikut mund të harrohet qoftë për tani, falë golave të shënuar nga Regi Lushkja dhe Bakajoko, I pari në 28’ dhe I dyti dy minuta para fundit.

Thuajse në të njëjtën kohë luajti edhe Vllaznia, dhe arriti një sukses edhe më shumë emocionues.

Jo vetëm sepse fitoi 2-1 në rikthimin e saj në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, por edhe sepse u desh të përmbyste rezultatin.

Skuadra nga Islanda, Vikingur shënoi e para, madje që në minutën e 10-të kur goditi saktë Gunarson.

Skuadra e trajnerit Edi Martini e tregoi veten pas pushimit, duke ushtruar presion e duke pasur epërsi, pavarësisht avantazhit fizik të miqve.

Melos Bajrami në 67’ dhe Esat Mala në 75’ ishin autorët e golave të fitores që nuk garanton kualifikimin, por krijon shanse për Vllazninë.

Më herët, Dinamo e fitoi ndeshjen e parë pas 15 viteve pa pjesëmarrje në kupat e Europës.

Kjo ndodhi në përballjen e luajtur në Andorrë, dhe skuadra shqiptare ia doli 2-1 në fushën e ekipit vendas Atletik Eskaldes.

Atletik Eskaldes kaloi në epërsi në 43’ falë golit të shënuar nga Zhemelson Vieira.

Gjithsesi, në të dytën udhëzimet e trajnerit Ilir Daja bënë punë dhe kryeqyetasit patën epërsi duke përmbysur edhe rezultatin.

Si rrjedhojë e lojës më të mirë dhe e cilësisë më të lartë të bluve u shënuan golat nga sulmuesi nga Kosova, Baton Zabërgja në 65’, dhe nga Eridon Qardaku në 86’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!