Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë nga qelia në Hagë, ku ka folur për shumë çështje të rëndësishme për vendin, si edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë intervistës ka vlerësuar edhe raportin me kryeministrin Rama të cilin e quan mik të madh.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë pjesë nga deklarata e Thaçit i ka thënë: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, për të cilën Rama thotë se është shumë e vërtetë.
Më tej Rama shprehet; “Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”
“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, shkruan Rama në Facebook.

/abcnews.al/

