Jeta e Selandin Micit, një të moshuari që jeton vetëm në fshatin Vidohovë të Korçës është në rrezik. Tërmeti i 1 qershorit i ka dëmtuar banesën. Ai nuk ka ku të jetojë dhe vijon të qëndrojnë në shtëpinë e tij. Muret janë gati të bien dhe për t’i mbajtur ka mbështetur mobiljet.
Ky i moshuar nga fshati malor Vidohovë në Korçë edhe sot vuan i pasojat e tërmetit të qershorit. Ai po rrezikon seriozisht jetën pasi ka vendosur divanet dhe mobiljet ngjitur me muret që ato mos të rrëzohen. Seladin Mici loton teksa tregon se jeton vetëm në këtë banesë të shkatërruar se nuk ka ku të shkojë.
“Erdhën grupet e inspektimit, na kanë premtuar se do ti rregullojnë, por ende nuk kanë bërë asgjë”, tha ai.
81 vjeçari ka dyshimi për mënyrën se si janë përzgjedhur për tu sistemuar banorët e dëmtuar nga tërmeti.
“Kam dyshime, unë jam në gjendje më të vështirë se të tjerët që kanë ardhur në ndihmë”, shprehet ai.
I moshuar dhe i vetmuar, Mici fle çdo natë me frikën se a do të zgjohet më në mëngjes.
“Kam shumë frikë, jam i vetëm. Ndoshta edhe mund të na i rregullojnë banesat”, shprehet ai.
Gjithësesi shpresën nuk e ka humbur, ai mendon se një ditë do ti vijë radha që të ketë një banesë të sigurt./abcnews.al