Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parku fotovoltaik në Belsh/ Firmoset marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit

schedule16:10 - 22 Korrik, 2025

schedule 16:10 - 22 Korrik, 2025

Është nënshkruar sot marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Sipas Zëvendëskryeminstres Belinda Balluku ky park do shtojë kapacitetet dhe do ofrojë energji për më shumë se 16 mijë abonente. Balluku tha ndër të tjera se tokat që nuk përdoren në bujqësi do të vihen ne funksion të ankandeve për energjinë

Nënshkruhet marrëveshja për financimin dhe ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se ky projekt do të shtojë kapacitetet prodhuese të Korporatës Elektroenergjetike dhe do të ofrojë energji elektrike për rreth 50 mijë qytetarë të vendit. Pas kësaj, për projektin që do të mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të hapet edhe thirrja ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se pronat që nuk përdoren për qëllime bujqësore do të vihen në funksion të ankandeve ndërkombëtare për energjinë e rinovueshme. Listimi i tyre do të kryhet në bashkëpunim me bashkitë e vendit.



Përballë ndryshimeve klimaterike, Balluku tha se është domosdoshmëri që Shqipëria duhet të punojë më shumë për rritjen e kapaciteteve të energjisë dhe diversifikimin e burimeve, duke shtuar se vendi është një nga më tërheqësit për energjinë e rinovueshme. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!