Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Kapet “hajduti” i varseve të floririt në Durrës

schedule12:33 - 22 Korrik, 2025

schedule 12:33 - 22 Korrik, 2025

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit për veprën penale vjedhje me dhunë. Brenda  një harku kohor të shkurtër, ky persona u kishte marrë varëset nga qafe tre shtetasve.

Si rezultat i punës intensive të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, u finalizua operacioni policor i koduar “July”, për zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë të kryera gjatë muajit korrik.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Hasan Zylfa, banues në fshatin Rrashbull, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 59 vjeçe;
-më datë 14.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 25 vjeçe;
-më datë 16.07.2025, i ka marrë me dhunë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje 46 vjeçe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!