Koicidenca e frikshme me tërmetin: Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm në 3:55

schedule13:58 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:58 - 13 Dhjetor, 2019

Tërmeti i frikshëm që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, mbolli kudo zi dhe dhimbje.

51 persona humbën jetën ndërkohë që qindra u plagosën e mijëra humbën shtëpitë duke mbetur në qiell të hapur.

Tërmeti tragjik ra fiks në 3:55 të mëngjesit, kur njerëzit ishin të gjithë në gjumë nëpër shtëpi dhe me magnitudë 6.4 të shkallës richter.

Të papërgatitur, njerëzit u përfshinë nga paniku dhe braktisën banesat e dëmtuara.

Por edhe mëngjesin e sotëm ka pasur një tërmet në të njëjtën orë dhe minutë, 3:55 por me magnitudë 3.3 të shkallës richter.

Shumë prej atyre që hapën aplikacionin sot në mëngjes e kanë vënë re këtë koincidencë duke risjellë në vëmendje çastet e tmerrit të orës 3:55 të 26 nëntorit. /albeu.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!