Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bankers na detyrohet miliona euro”/ Rama vlerëson punën e prokurorisë: I heq kapelen!

schedule08:34 - 21 Korrik, 2025

schedule 08:34 - 21 Korrik, 2025

I vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet Tirana prej 6 muajsh, Edi Rama thotë se riorganizimi i nisur nga qeveria do ta çojë kryeqytetin në një tjetër nivel sa i përket hapësirave publike.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryeministri, shpjegoi arsyet se përse shembja me forcë e shtesave të paligjshme nisi pikërisht pas zgjedhjeve.

“Tiranës praktikisht i mungon drejtimi prej tanimë, një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet dhe kjo është një histori tjetër për një ditë tjetër. Kemi riorganizuar tërësisht veten, duke vendosur deputetet në një pozicion edhe më kërkues për sa i përket pikërisht të qëndruarit afër dhe të identifikuarit dhe të ndjekurit të problemeve në territoret e kujdestarisë së tyre dhe ka qenë absolutisht nga të katra anët e qytetit, e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit, na çlironi hapësirat publike”, është shprehur Rama.

Rama sqaroi edhe planin për përdorimin e hapësirave publike, teksa thekson se I gjithë territori do të monitorohet nëpërmjet teknologjisë.

“Besoj hap pas hapi, të krijojmë një vijë të padukshme, por një vijë të pranuar nga të gjithë, ku 70% parimisht, se mund të jetë 65, mund të jetë 75, mund të jetë 80, sipas rastit, po 70% e trotuarit, ku njerëzit duhet të ecin, të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% të jetë për karriget, për shërbimin jashtë”, u shpreh ai.

Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ndërtimet pa leje.

“Unë dhe ne jemi këtu për të menduar shumicën dërrmuese, për 99% të shqiptarëve që jo vetëm nuk ndërtojnë pa leje, por që i kanë “zët” sepse me shumë të drejtë, kërkojnë fundin, fundin, fundin këtij fenomeni, ata që ndërtojnë pa leje”, theksoi Rama.

Ndërsa largimet masive në pushtetin vendor, Rama i argumentoi me domosdoshmërinë e freskimit të skuadrës, edhe si përgjigje ndaj qytetarëve të cilët i besuan 83 mandate.

“Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për një shtytje të fortë nga lart. A duhet të ikshin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje? Patjetër por nuk jemi ende një shoqëri demokratike e konsoliduar të dijë se ku e ka kufirin se nga këto fillon gjëja. Nuk fillon gjëja nga inspektori, nuk fillon gjëja nga kontrollori. Gjëja fillon, në radhë të parë njëherë, nga secili që duhet të dijë se ku e ka kufirin dhe natyrisht pastaj inspektori, kontrollori, drejtori e të tjerë janë aty për të siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton”, nënvizoi ai.

Kryeministri komentoi edhe çështjen e Bankers. Duke vlerësuar punën e prokurorisë, rikujtoi borxhin e kompanisë ndaj qeverise.

Një koment e kishte edhe për administratën shtetërore, duke hedhur poshtë zërat e kritikëve se punonjësit e saj i përkasin të majtës.

“Kemi shmangur pikërisht bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit, se po të mos e kishim bërë ndryshe, natyrisht me të gjitha të metat e veta, padiskutim me të gjitha ato boshllëqet e veta, padiskutim nuk do të ishim sot në kushtet kur negociojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ku një nga pikat tona më të forta, është pikërisht transformimi i administratës publike”, tha më tej Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!