Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi në fazë belbëzuese të kërkimit shkencor”/ Rama: Duhet transformim domethënës për Universitetet. “Diaspora” të jetë pjesë e botës akademike

schedule12:09 - 21 Korrik, 2025

schedule 12:09 - 21 Korrik, 2025

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, ku u ndal tek arritjet dhe sfidat e Arsimit, Rama vuri në dukje rëndësinë për të shtuar në kapacitetet e Diasporës në botën akademike.

Rama gjithashtu apeloi që të bëhet më shumë në këtë drejtim, por edhe që fokusi të jetë për një transformim domethënës në këtë periudhë.

“Duhet të shtojmë kapacitetet e Diasporës në botën tonë akademike. Kemi shumë njerëz që sot janë në Universitetet e botës dhe shtimi i Universiteteve tona me ta në radhët akademike. Një gjë tjetër që është fakt dhe nuk e ka fajin as bordi dhe as raporti është që ne kemi një numër Universitetesh për metër katror më të madh se sa plot vende të tjera. Është e vërtetë që kemi shumë sa në mendësinë e shumëkujt është bërë e udhës se sa herë ka fushatë zgjedhjesh të thonë premto një Universitetet. Nuk mund të kemi universitete sa ka Kina. Këtu nuk bëhet fjalë për të mbyllur, por për të ndryshuar qasjen. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur vatra që i shërbejnë dijes dhe më pas dalin te programi që është problem i madh që bëhen për të mbajtur studente dhe jo për të prodhuar dije. Rezistencë absurde nga një nukël X nga Universitet që nuk i bashkohemi sepse ne e kemi ndryshe. Nëse nuk e pranojmë problemin nuk ke asnjë mundësi ta zgjidhësh. Duhet të bëjmë më shumë, sepse përndryshe nuk e çojmë dot me shpejtësi punën përpara. Që ky është Atdheu i plagjiaturës ne këtë e dimë, çfarë të bëjmë ta fshehim tani? Duhet të ketë një reflektim nga ai që bën plagjiaturë. Dhe praktikisht plagjiatura në Shqipëri nuk është e adresuar. Ne i bëmë një mbyllje jo të shkurtër doktoraturave. Dhe tani ka rifilluar me gjasën që disa gjëra janë vënë më në vijë. Ne i kemi në proces doktorët e rinj që shpresoj të jenë doktor, dhe jo berberë. Pavarësisht se çfarë mund të diskutohet sherri me faktet nuk është asnjëherë i arsyeshëm. Thelbi besoj është që të gjitha rekomandimet qëndrojnë”, tha ai, duke shtuar : “Sa i përket sa ne përpunojmë të dhëna jemi në nivelin e fundit. Mos u ndjeni të fyer. Jeni ibret, dhe cili është leksioni që marrin ne nga kjo, nuk mund të jetë një institucion që pajtohet me ekspertë që nuk kanë arsimin përkatës, apo pikën e integritetit për të thënë në fund se çfarë nuk shkon dhe në fund të thotë programi nuk duhet. Ose më keq akoma nga gjithë ato ekspertë, disave u jepet një volum i madh punë dhe disa të tjerë, nuk thirren asnjëherë. Ne jemi të vetëdijshme që kemi reflektime për të bërë në këtë situatë, për ta çuar më tutje këtë punë me ambicie më të mëdha”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!