Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dashuria për “rrënjët”/ Të lindur në Zvicër, por kjo nuk i pengoi të mësonin gjuhën shqipe

schedule14:07 - 19 Korrik, 2025

schedule 14:07 - 19 Korrik, 2025

Hana  ka lindur dhe po rritet në Zvicër, por kjo nuk e ka penguar  të flasë shumë mirë shqip.

“Të dua më pëlqen më shumë.”

Në shkollë  komunikon në frëngjisht, me shoqet mund të flasë dhe gjermanisht e anglisht, por me tu kthyer në shtëpi  i kthehet dhe shqipes.



Me  babain  nga Korça dhe nënën  nga Shkodra ndonëse  të larguar  prej 25 vitesh  nga Shqipëria  nuk  flet gjuhë të huaj.

“Kur kam lindur mami dhe babi më kanë folur shqip, e kam pas si gjuhë e parë.”

Kështu ka mësuar  shqip  dhe Melisa  me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, por e lindur në Zvicër.

“E kam pas me dëshirë se është gjuha jeme, gëzohem kur kam mundësi ta flas.”

Mësimet e marra në shtëpi  të dy  14 vjeçaret  dy herë në javë I thellojnë  në  shkollat shqipe.

“E flasim në shtëpi me prindërit e mi dhe me vëllain tem dhe shkoj në shkollën shqip që ta mësoj gramatikisht, ta  flas, ta lexoj.  Ne duam të vazhdojmë traditën, ta ruajmë gjuhën tone.”

Pjesë e nje grupi prej 20 nxënësish shoqëruar nga mësues të tyre  Hana dhe  Melisa  kanë  ardhur në Shqipëri për tu njohur nga afër me  historinë e kulturën e vendit.

“Janë njerëz nga Zyrihu nga gjithkund që nuk flasin të njejtën gjuhë në Zvicër e kishim obligim me fol shqip se nuk u kuptojshim.”, tha Hana.

“Ne kemi një kulturë shumë të mrekullueshme, nuk mund ta barazosh me asnjë kulturë tjetër.”, tha Melisa.

Programi   “Jam Shqiptar” organizohet  nga Agjencia Kombëtare e Diasporës  dhe  për nxënësit  kjo është një përvojë e veçantë që u jep mundësinë të prekin nga afër atë çka mësojnë në shkollat shqipe në Zvicër.

Rreth 1800 nxënës ndjekin shkollat shqipe thuajse në të gjitha Kantonet e Zvicrës. Vaxhid  Sejdiu  mësues I gjuhës shqipe dhe letërsisë prej rreth tre dekadash në Zvicër tregon se si fëmijët mësojnë me tekste  të posaçme.

“Të gjithë janë nxënës të rregullt në shkollat e vendit, por përvec kësaj mësojnë gjuhën amëtare që i themi ne  ose gjuha e parë, mësimi në Zvicër zhvillohet dy orë mësimore në javë që do të thotë 8 orë në muaj.

Nëse i vijojnë rregullisht nga klasa e parë  në 8- 9 arrijën ta mësojnë, ta ruajnë dhe ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe  në familjet e tyre.

Për herë të parë  fëmijët shqiptar kanë tekste shkollore për këtë lloj mësimi.  Janë tekste të përshatshme dhe shumë të dobishme për organizmin  e këtyre orëve mësimore dhe janë të ndara mbi bazën e niveleve, i parë, i dytë dhe i tretë.”

I larguar prej rreth 36 vitesh nga vendlindja, Kumanova e Maqedonisë së Veriut dhe I vendosur prej vitit  1989 në Zvicër    Sejdiu ndanë këtë mesazh  për të gjithë  ata që jetojnë jashtë vendit.

“Mesazhi im është për të gjithë shqiptarët të behemi bashkë të ruajmë gjuhën shqipe të ruajmë kulturën kombëtare identitetin kombëtar. 

Ata që vijnë nga mërgata porsa të kthehen ti përvelin mëngët ti orientojnë fëmijët e etyre drejt shkollave shqipe. 

Këtë vit që startojmë në gusht se Zvicra starton herët shpresoj se do të kemi më tepër nxënë  më tepër pika skollore që do ti bashkojnë  fëmijët se Zvicra ka fëmijë e prindër nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjuha shqipe na bashkon.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!