Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Epstein”, Trump padit Wall Street Journal/ Presidenti pretendon për akuza të rreme dhe dëmtim imazhi

schedule08:40 - 19 Korrik, 2025

schedule 08:40 - 19 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,  ngriti një padi për shpifje kundër Wall Street Journal, pronarëve të saj përfshirë Rupert Murdoch, si dhe dy gazetarëve të kësaj gazete, duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë si dëmshpërblim për dëmet që pretendon se i janë shkaktuar nga një artikull që lidh emrin e tij me Jeffrey Epstein. Padia, e paraqitur në një gjykatë federale në Miami, pretendon se artikulli i botuar nga Wall Street Journal përmban akuza të rreme, shpifëse dhe të qëllimshme, duke dëmtuar rëndë reputacionin e Presidentit Trump dhe duke i shkaktuar humbje të mëdha financiare. Artikulli në fjalë pohon se emri i Presidentit Trump gjendet në një mesazh ditëlindjeje të vitit 2003 për Jeffrey Epstein, i cili përfshinte një vizatim me përmbajtje seksualisht sugjestive dhe një referencë për “sekrete” që ndanin mes tyre. Gazeta shkruan se mesazhi ishte pjesë e një albumi personal që i ishte dhuruar Epstein-it nga miqtë e tij të afërt. Presidenti Trump e mohon kategorikisht ekzistencën e një letre të tillë dhe ka reaguar ashpër në platformën e tij Truth Social, duke e quajtur artikullin si një “FAKE NEWS shpifës” dhe duke deklaruar: “Sapo kemi paraqitur një PADÍ TË FUQISHME kundër të gjithë atyre që janë përfshirë në botimin e këtij artikulli të rremë, dashakeq dhe shpifës në gazetën e pavlerë që quhet Wall Street Journal.”

Sipas padisë, artikulli nuk përmend nëse gazetarët kanë parë fizikisht letrën, apo nëse kanë ndonjë provë konkrete që të mbështesë pretendimet. Avokatët e Presidentit argumentojnë se artikulli u publikua me qëllim për të dëmtuar imazhin e tij publik dhe për të ndikuar negativisht në detyrën e tij si President. Një zëdhënës i Dow Jones, kompania mëmë e gazetës, ka deklaruar:“Kemi besim të plotë në saktësinë dhe seriozitetin e raportimit tonë dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër kësaj padie.”

Padia thekson se Presidenti Trump nuk ka pasur asnjë lidhje me aktivitetet kriminale të Epstein dhe se ishte ndërprerë çdo kontakt me të shumë kohë përpara se të bëheshin publike akuzat ndaj tij. Trump ka deklaruar se “nuk ishte mik i Epstein” dhe se “kishte një përplasje me të vite më parë”.

Në të njëjtën kohë, çështja Epstein vijon të shkaktojë shqetësime të mëdha publike. Departamenti i Drejtësisë së SHBA ka deklaruar së fundmi se nuk ekziston një listë klientësh inkriminues, dhe se Epstein ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij në vitin 2019. Megjithatë, nën udhëzimin e Presidentit Trump, administrata e tij ka kërkuar nga gjykatat të bëjnë publike transkriptet e dëshmive të jurisë së madhe lidhur me rastin Epstein dhe atë të ish-bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell.(Gilen Maxwell)

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!