Është mbyllur shumë shpejt aventura e Partizanit në Kupat e Europës. Të kuqtë e kryeqytetit u eliminuan në raundin e parë kualifikues të Konferencë Ligës.
Pas barazimit 1-1 në transfërtë, në sfidën e kthimit të luajtur në “Air Albania”, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega u mund 1-0 nga estonezët e Nome Kalju.
Një rezultat me shumë pengje për Partizanin, që në minutën e 80-të, gaboi një penallti me Skukën.
Koha e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 104, estonezët shënuan golin e fitores dhe të kualifikimit me Ivanov.
Jashtë Partizani, që ka hedhur poshtë të gjitha pritshmëritë në këtë edicion të Konferencë Ligë.
Skuadrat e mbetura shqiptare që vazhdojnë rrugën në raundin e dytë të turneut janë Egnatia, Dinamo Siti dhe Vllaznia./abcnews.al

