Qyteratët shqiptarë ose të huaj me vend qëndrim në Shqipëri duhet që të vetdeklarojnë adresat e vendbanimit.Vendimi është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit.
Procei do të realizohet në mënyrë elektronike në portalin qeveritar “e-Albania ndërsa kusht do të jetë ngarkimi i dokumentit të pronësisë së banesës, os në rastet kur personat janë me qira duhet të ngarkojnë kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin.
Sipas ligjit deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.Në rastet kur një anëtar madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.Ndërkohë që dokumentat e ngarkuara në “e-Albania” ruhen në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Në rastet e konstatimit të gabimeve pas verifikimit zyrat e gjendjescivile në bashki apo njësi administrative, kur konstatojnë element të pasaktë të adresës, që mund të rregullohet prej tyre, e saktësojnë këtë element kryesisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e shtetasit.
Detyrimi për vedklarimin e adresës ndryshon për personat që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë.
Në këto raste ngarkohet institucioni përgjegjëspër dorëzimin e , listës emërore të tyre, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal./abcnews.al

