Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lapaj mandatin, Shabani Tiranën/ Zbulohet loja: Përmes presionit të dajës kërkon bashkinë

schedule20:24 - 14 Korrik, 2025

schedule 20:24 - 14 Korrik, 2025

U duk si një telenovelë, por është më shumë se kaq.

Loja në Nismën Shqipëria Bëhet për mandatin e deputetit, në të vërtetë po nxjerr kandidatin në zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e ri të Tiranës.

Kreu i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në Abc News shprehu ambicien për të kandiduar, duke i dhënë mandatin e deputetit Lapajt, por në këmbim të votave, bashkë me një ftesë për Arlind Qorin.

“Unë nuk kam shanse të marr mandatin. Mandati i takon Lapajt. Por në vijim do zgjedhim për Tiranën se kush nga në do të kandidojë. Unë jam anëtar i këshillit bashkiak, kam qenë dhe në takime konsultative me banorët në Kombinat tani. Koalicioni nuk është në krizë. E ftoj që sot edhe Qorin të bashkohet, sepse veç e veç ne jemi të humbur”, tha Shabani.

Presioni i Shabanit mesa duket u zbulua. Nëpërmjet dajës së tij, i tha Lapajt, ti deputet, unë kandidat për Tiranën, ose mbetesh edhe ti jashtë parlamentit.

Dhe kështu e aminston edhe për deklaratën e tij para zgjedhjeve.

“Lapaj tha para zgjedhjeve se nëse marr 1 mandat, unë nuk hyj në Parlament. Për mua duhet ta mbante fjalën. Kjo ka krijuar pakënaqësi. Edhe tek Nisma, ndërsa tek partia e tij janë larguar disa. Mandati i takon atij se ishte më i votuar”, shtoi më tej Shabani.

Mesa duket, gurët po lëvizin. Atë që nuk e bënë dot më 11 maj, partitë e reja duan të vënë mend e ta bëjnë me zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Shabani i cili do votat e Lapajt, bashke me Qorin që kandidimin për kryeqytetin e ka lënë pas.

Pak jave më parë, edhe Agron Shehaj bëri një thirrje të ngjashme, për një kandidat të përbashkët jopolitik. Këtij të fundit syrin ia shkeli Berisha, i cili vështirë se pranon kandidate jashtë radhëve të tij.

Shifrat e 11 majit treguan se diferenca në vota, është më e vogël se ajo në mandate, mes mazhorancës dhe opozitave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!