Një tjetër pasuri I është sekuestruar nga Prokuroria e Fierit, 37-vjeçarit Arbër Muça, pasi akuzohet se e ka përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narktike jashtë vendit. Të hënë, me urdhër të Prokurorisë, Arbër Mucës I është bllokuar një automjet luksoz “Lamborghini Urus Mansory”.
Ky automjet rezulton të jetë modifikuar nga fabrika ‘Mansory’ dhe është dërguar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë, por në fakt pronar ishte Arbër Muca.
Arbër Mucaj është personi të cilit një vit më parë iu sekuestruan nga autoritet rreth 1.8 milionë pasuri. Porkuroria thotë se i ka përfituar ato nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.
Ndër pasuritë e sekuestruara më herët janë 2 sipërfaqe toke arë, 3 sipërfaqe toke truall, tre njesi sherbimi, një apartament dhe një vendparkim në tirane, 12 automjte si dhe 120 mijë euro.
Arber Mucaj, jeton jashtë vendit dhe nuk rezulton me precedent ne Shqipëri.
Institucionet po vijojnë procedura hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale./abcnews.al



