Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

schedule12:28 - 14 Korrik, 2025

schedule 12:28 - 14 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani ka mikpritur sot në mjediset e MEPJ Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, znj. Olha Stefanishyna – njëherësh Ministre e Drejtësisë dhe Kryenegociatore.

“Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën — si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik.” – shprehet Ministri Hasani përmes një publikimi në rrjet social.

Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona:



“Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane.” – shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!