Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret nën kontroll/ 18 vatra në 24 orë, vetëm dy prej tyre janë aktive

schedule10:23 - 13 Korrik, 2025

schedule 10:23 - 13 Korrik, 2025

Në  24 orët e  fundit në vend  janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes  vatrat  janë  evidentuar në  bashkitë  Bulqizë, Dibër, Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në liqenin e luleve  pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ku po vijon  puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

Edhe në fshatin Zambish të Rrogozhinës flakët e rëna në një sipërfaqe me dushqe nuk janë shuar ende.  Forcat operacionale po punojnë për fikjen përfundimtare të zjarrit.

Ndërkohë vatra  e zjarrit mes  midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë në Milot  po mbahet në monitorim.  Ndërkohë që një sipërfaqe prej rreth 23 ha është djegur.

Në monitorim  po mbahet dhe vendi I quajtur    “Mal Plak” në bashkinë e Librazhdit pasi sipas ministrisë së Mbrojtjes vatra ka intensitet të ulët.

Zjarret kanë rënë kryesisht   në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 79 hektarë. Në një rast, në fshatin Tarazh në  Mirditë zjarri ka rënë në një shtëpi private ku u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Sipas  Institutit të Gjeoshkencave  rrezik “i lartë” për zjarre paraqitet në  qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier e Berat dhe rrezik  “i moderuar” në të gjitha qarqet e tjera.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!