SHQIPËRI– Emërime të reja janë firmosur nga kryepolici Ilir Proda, vala e re e lëvizjeve nuk ka lënë pa prekur thuajse asnjë sektor, nisur nga nivelet drejtuese, deri tek shefat e komisariateve e shefat e krimeve.
Paraditen e së shtunës, burime për Abc News thanë se është firmosur urdhri për emërimet e reja, Komisare Edjona Dano nga drejtoria vendore e policisë së Tiranës, është emëruar Shefe e Komisariatit te Policisë Kuçovë.
Kreu I kësaj të fundit Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit te Policisë Mallakastër.
Ndërsa Bledar Metaj që ishte në krye të komisariatit Mallakastër, është emëruar Shef Sektori i Policisë Rrugore ne DVP Vlorë.
Lëvizjet e transferimet kanë përfshirë edhe Policinë Kufitare, Shkodrën, Kukësin, Tiranën, Himarë e Sarandë.
Ndërkohë që 5 komisariatet e Tiranës, patën gjithashtu ndryshime nisur nga komisariati nr. 1 ku Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7 ne Tiranë.
Nga Zëvendësdrejtor i Tiranës, Idris Daulle, u emërua shefi i ri i Komisariatit të Kamzës. Në vend të tij, si zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, u emërua Ervis Gjoshi, që ka qenë shef i Komisariatit nr. 4. E tani e tutje do drejtohet nga Feliks Hoda, deri tani në sektorin e Antitrafiqeve të Policisë së Tiranës.
Vendi i lënë vakant në Shkodër, pas shkarkimit të Nik Nikollajt, solli transferimin në këtë detyrë të Bekim Likës, deri më tani shef i Komisariatit të Kukësit. Lika emërohet në Shkodër. Ndërkohë, vendin e tij në Kukës e zë Besmir Qibini,
Ermal Kenaçi u emërua shef i Komisariatit të Policisë nr. 2 ne Tirane, duke zëvendësuar Ritvan Palin.
Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin. Ne Gramsh Shef i Komisariatit është emëruar Leonard Ndreka. Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Gentian Dedej Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec. Faik Ruko shef i Komisariatit të Policisë Korçë. Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër. Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë. Shef i Komisariatit të Policisë Himarë është emëruar Ferit Merkaj dhe Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik. /abcnews.al



