Eksperti për Shqipërinë dhe Ballkanin Elton Çaushi tha se turizmi rural i Shqipërisë është një kal beteje, nisur dhe nga fakti që po preferohet gjithnjë e më shumë nga vizitorët e huaj.
Më tej, Çaushi shtoi se fshati shqiptar të ofron mirëqënien, mikëpritjen dhe ka një autencitet që është e vështirë ta gjesh në vende të tjera.
“Turizmi rural ka qenë kal beteje gjithmonë. Ne kemi një traditë dhe fshati shqiptar është kaq i larmishëm dhe i pasur, është normale dhe është lloji i fshatit ku vizitorët nga perëndimi thonë që na kujton fshatin e gjyshërve tanë para shumë vitesh.
Ka plot elemente që kujtojnë këtë jo në prapambetje por në mikëpritje etj. Autencitetin që gjendet në fshatin shqiptar nuk është e lehtë ta gjesh, duhet ta paguash shumë shtrenjtë. Një ditë mund të ftojmë të huajt të mësojnë nga ne. Fshati të jep mundësinë për të gjetur mirëqenie dhe eksperiencat që ngrihen në fshat janë terapi mjekësore.” / abcnews.al

