Kancelarja gjermane Angela Merkel është “kurorëzuar” përsëri si gruaja më e fuqishme në botë nga Forbes.
Kancelarja gjermane kryeson listën e Forbes 2019 e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.
E rritur pas perdes së hekurt në ish-Gjermanisë Lindore, Merkel u bë Kancelare e Gjermanisë, pozicion në të cilin ajo ka shërbyer që nga viti 2005. Ajo drejtoi partinë e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik të Krishterë (CDU) për 18 vjet, nga 2000 -2018.
Merkel shpesh është vlerësuar si lidere“de fakto” e Bashkimit Evropian dhe madje dhe udhëheqëse e “botës së lirë”.
Kancelarja do të përfundojë mandatin fund të 2021, por Merkel njoftuar vitin e kaluar se synon të tërhiqet në kohën e zgjedhjeve të ardhshme federale në Gjermani.
Kjo do ta bënte atë kancelaren e dytë që ka shërbyer më gjatë në republikën federale të Gjermanisë, pas Helmut Kohl.
10 gratë që kryesojnë listën e Forbes për vitin 2019:
- Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
- Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
- Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- Mary Barra, CEO e General Motors
- Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
- Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
- Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
- Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
- Marillyn Heëson, CEO e Lockheed