Inflacioni ka nisur rritjen ndërsa parashikohet të arrijë në objektivin prej 3% të vendosur prej Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit i cili ka shkuar në 2.4% nga 2.2% që ishte një muaj më parë.
Ky rezulton se është një ndër nivelet më të larta të regjistruara brenda një viti. Kjo rritje e çmimeve lidhet veçanërisht me periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.Ndikim kanë dhënë kryesisht çmimet e ushqimeve të nxitura këto edhe nga rritja e konsumit që lidhet me sektorin turistik në vend.Po ashtu Inflacioni i është kthyer rritjes në muajin qershor, ndikuar edhe nga rritja e çmimeve të grupit “argëtim dhe kulturë”, kjo edhe e lidhur edhe kjo me nisjen e sezonit turistik.
Sipas Instat krahasuar me muajin Qershor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,0 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” si dhe “Hotele, kafene dhe restorante” .Ndërkohë që me ulje vijon nëngrupi i transportit.
Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend.

