Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj do te qendroje ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Të martën Gjykata e larte la ne fuqi masen e arrestit ne burg, duke rrefuzuar rekursin e avokatëve të veliajt dhe ne të njëjtën kohë la në fuqi vendimin e dhënë nga gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe ajo e apelit te posaçem.
Tre gjyqtaret e lartë Albana Boksi, Mehdi Bici e Sokol Binajn, vleresuan se Veliaj duhet te mbahet i izoluar ne qeli deri në përfundim të hëtimeve të nisura ndaj tij nga prokuroria e posaçme. Nga ana tjeter spak iu drejtua me kunder rekurs gjykatës së lartë ku kerkonte rrezikim e kerkeses se avokateve te Veliajt dhe lënin ne fuqi ta masës arrest në burg të ckatuar për kryebashkiakun që në muajin shkurt të këtij viti.
Më herët edhe gjykata e Posaçme ka rrefuzuar lirimin nga qelia të Veliajt edhe pse ky I fundit ka ofruar garanci pasurore në këmbim të lirisë. Ndërsa prokuroria gjatë këtyre seancave ka argumentuar se nuk ka ndryshim kushtesh për zbutje të masës së sigurisë.
Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet I arrestuar me dyshimin se eshte i perfshire ne korrupsion dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nga hetimet ka rezultuar se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të, për përfitmin e shumave monetare. Per te njejten dosje po hetohet edhe bashkeshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, por hetimet po ndiqen në gjendje të lirë.

