Për eksperten e çështjeve zgjedhore Gerta Meta, vota e Diasporës nisi pozitivisht dhe u ‘shua’ duke parë investimin e postës. Sipas saj, palët politike duhet të investoheshin më shumë në analiza pasi kishin 4-5 vjet në dispozicion për të ‘bërë bilance’.
“Diaspora nisi shumë pozitivsht me mënyrën si u prit dhe erdhi duke u shuar duke parë investimin e postës në mënyrën e mbledhjes ndërkombëtarisht.
Palët politike nuk duhet ta kishin lënë procesin të shkonte deri këtu, por e kanë pasur kohën në dispozicion që në 2020, 2021 ku u shënua në Kod Zgjedhor. Në 4-5 vjet palët e kishin panoramën dhe pritshmërit e tyre për të parë a ja vlejnë gjithë këto para në lidhje me menaxhimin e votës së Diasporës.
Ka pasur njerëz që thonin që ja vlen sepse janë qytetarë dhe është e drejtë kushtetuese, ka dhe njerëz që janë skeptik duke thënë që pse duhet të votojnë përsa kohë nuk janë kontribues.”
/ abcnews.al


