Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Urrejtja e madhe e ultrasve të Malmo, ja çfarë i bëjnë statujës së Ibrahimovic

schedule16:54 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 16:54 - 12 Dhjetor, 2019

Tërbimi i ultrasve të Malmos nuk ka të ndalur. Urrejtja e tyre ndaj Zlatan Ibrahimovic ka prekur kulmin dhe sulmuesi i njohur është kthyer në një tradhtar. Gjithçka shpërtheu kur 38-vjeçari njoftoi se kishte blerë 25% të aksioneve të Hammarby, rivalëve të Malmos në kampionatin suedez.

Tifozët i vunë flakën statujës së Ibres, që ndodhet jashtë stadiumit të Malmo. Sot është kryer aksioni i radhës, teksa turma e acaruar ka lidhur një litar rreth kokës së statujës dhe kanë tentuar prerjen e këmbëve me anë të një sharre.

Dëmtimet e pësuara në këmbët e statujës

Policia ka ndërhyre dhe ka ngritur një grup sigurie rreth statujës së lojtarit më të madh që ka nxjerrë futbolli suedez. Një apel rreth kësaj situate ka bërë edhe Peter Linde, artisti që realizoi statujën e sulmuesit.

Njerëzit mendojnë se janë në luftë. Po flasim për sport, është çmenduri fakti që nuk respektohet liria e Ibrahimovic për të bërë atë që dëshiron. Shpresoj që statuja të riparohet dhe ata që e kanë dëmtuar ta kuptojnë budallallëkun e tyre“, thekson Linde. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!