Pjerin dhe Ylli Brahimaj janë babë e bir të cilët përfunduan në pranga nga blutë e tiranës paraditen e së shtunës .
Arrestimi u krye pasi policia zbuloi Një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, kryesisht pasaporta, pas një hetimi 7-mujor.
Ata kërkonin nga 15 deri në 20 mijë euro për një pasaportë false me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE apo SHBA.
Grupi i cili dyshohet se drejtohej nga Ylli Brahiamjt u godit nga SPAK në qershor 2024, operacion nga i cili ai ndodhej nën masën e sigurisë arrest shtëpie, por dukej se kjo nuk e pengonte përe të vijuar të njëjtin aktivitet
Në bashkëpunim me djalin e tij por edhe persona të tjerë. Ylli brahimaj kishte kthyer banesën e tij në një laborator të sofistikuar, ku edhe nga pamjet që publikoi policia duket se hyrja për në laborator ishte përmes një dollapi rrobash, çka e bën të vështirë zbulimin për shkak të kamuflimit që shihet vetë në skena filmash.
Në pamje dallohet një prej efektivëve të policisë, ndërsa hap derën e raftit dhe më pas futet në ambientin e përshtatur si laborator, ku shihen të gjitha mjetet e nevojshme për falsifikimin e dokumenteve.
Gjatë kontrollit në banesë, forcat e rendit sekuestruan dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe pajisje që shërbenin për realizimin e këtij aktiviteti criminal, të cilat janë sekuestruar nga efektivët e policsë.



