Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, çmimi pritet të rritet

schedule20:29 - 4 Korrik, 2025

schedule 20:29 - 4 Korrik, 2025

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se nafta shpesh përdoret si një “armë e ftohtë” nga shtete si Kina, SHBA dhe Rusia, ndërsa ndikimet më të mëdha i ndien Europa.

Sipas tij, në këtë luftë ekonomike, tregjet mbeten të ndjeshme dhe çmimi aktual nuk pritet të qëndrojë i pandryshuar për një kohë të gjatë.

“Unë nuk jam aq optimist saqë të mendoj se çmimi i naftës nuk do të rritet ose do të qëndrojë kaq sa është. Mendoj se do të rritet disi, kjo për shkak të disa faktorëve. Duhet të kemi parasysh dy faktorë të mëdhenj, nafta shpesh përdoret si një armë e ftohtë gjeopolitike për vendet e mëdha sidomos SHBA. Më së shumti e përdor Kina, e cila është konsumator i madh, pastaj favorizon Rusinë pasi ka fitime të mëdha nga nafta. SHBA kërkon që ta mbajnë të pandryshuar, sepse janë shumë të ndjeshëm për rritjen e çmimit. Në këtë luftë gjeopolitike nafta përdoret shumë si një armë, ose kërcënim. Europa është në dorë të SHBA. Kjo luftë dëmtoi më shumë Europën”, tha eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!