Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të plagosur

schedule16:58 - 3 Korrik, 2025

schedule 16:58 - 3 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në “Rrugën e Arbrit”. Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, për pasojë automjeti doli nga rruga.

Nga ku aksident ka mbetur i plagosur shoferi 32-vjeçar, Elton Musta dhe pasagjeri 26-vjeçar Andi Visha.

“Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi Elton Musta, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi Andi Visha, 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!