Do të luhet deri në 27 korrik. Pas kampionateve europiane për mosha më të reja tek meshkujt e femrave, ka nisur turneu për ekipet madhore të vajzave.
Në Suedi u luajtën dy ndeshjet e para, të vlefshme për Grupin A, dhe pati dy fitore.
Në start, Finlanda luajti më mirë dhe fitoi 1-0 ndaj Norvegjisë, në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Stokholmit”, ndonëse jo në kryeqytetin e Suedisë, por në qytetin Tun të Zvicrës.
Vajzat finlandeze përfituan edhe nga fakti se Islanda luajti me 10 vetë që nga minuta e 58-të për shkak të një kartoni të kuq, dhe kjo u dha shumë epërsi.
Katarina Kosola shënoi golin e vetëm të duelit në minutën e 70-të, dje Finlanda bëri nisjen e duhur.
Ndeshja tjetër u luajt në “Sankt Jakob Park” të Bazelit, dhe Zvicra vendase pati përballë Norvegjinë.
Përballja ishte tepër e fortë, dhe ndonëse vajzat helvete bënë shumë më tepër, fitorja u takoi skandinaveve.
Nadinë Rizen kaloi Zvicrën në epërsi që në 28’, veçse pas pushimit ndodhi përmbysja.
Ylli kryesor, Ada Hegerberg barazoi në 54’ dhe një autogol nga Julia Shtirl në 58’ I dha fitoren Norvegjisë.
Kampione në fuqi e Europës për femra është Anglia, me Gjermaninë si nënkampione, dhe besohet se këto do të jenë pretendentet kryesore për titull, po ashtu si Spanja që është kampione e botës.

