Situata nga zjarret në landfillin e Elbasanit tashmë është nën kontroll.
Megjithatë, problem mbetet shtëllunga e tymit në zonë, që mund të dëmtojë edhe banorët.
“Situata është më e qetë, vatrat masive janë vendosur nën kontroll. Shqetësues gjatë orët e fundit, janë shtëllungat e tymit që çlriohen nga djegia në brendësi e produkteve. Qyteti i Elbasanit është duke u asfiksuar. Vijojnë ende që kamionë të shumtë me masive dheu të jenë në landfillin e Elbasanit. Situata duket më e qetë sa i takon zjarrit, por problemi vijon me shtëllungat e tymit”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi.

