Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Albin Kurti vijon lojën politike”, politologu: Ka përgjegjësinë kryesore për konstituimin e Kuvendit

schedule17:35 - 2 Korrik, 2025

schedule 17:35 - 2 Korrik, 2025

PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë 4 krerët e partive politike në Kosovë me synimin për t’i dhënë fund krizës politike që ka kapluar vendin.

Kryeministri Albin Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë çmos për arritjen e një konsensusi që do të sjellë funksionimin e institucioneve në vend.

Memli Krasniqi I PDK tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shkak të shkeljeve nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Kreu I LDK Lumir Abdixhiku tha se detyrën për të siguruar shumicën e ka Albin Kurti, I cili sipas tij ka dështuar.

Politologu Albinot Maloku i ftuar në “Balkan Update” u shpreh se Albin Kurti e ka përgjegjësinë kryesore, që të gjendte konsensusin me palët e tjera politikën me qëllim që të konstituohej sa më parë Kuvendi i Kosovës.

Ai theksoi se Albin Kurti kreu veprime jo të duhura, që kur nisi konsultimet me partitë e minoritetit jo-serb dhe anashkaloi partitë kryesore të opozitës, të cilat jo vetëm që kanë numrat, por vullneti i tyre do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit pa asnjë vonesë.

“Modalitetet e ofruar kanë qenë të ndryshme deri tani. Ai takoi me partitë joshqiptare dhe u mor me partitë e minoriteteve në Kosovë. Kishte me qenë më e shëndetshme, që me njërën prej subjekteve politike, që të komunikohej dhe të gjente një partneritet. Përgjegjësinë e ka i pari, që të ecët përpara drejt konstituimit të Kuvendit. Kurti vijon lojën. Moskonstituimi i Kuvendnit thellon krizën”, tha ai.

Ai theksoi se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët duhet të gjejnë rrugët për të zhbllokuar ngërçin institucional, ngërç ky, i cili vijon prej disa muajsh.

“Me vendimin e Kushtetueses duhet t’i hape rrugë konstituimit të Kuvendit”, pohoi ai/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!